Samsung ZFold 8 Ultra Nillkin Amazing CP+ Pro tempered glass screen protector
Nillkin Amazing H+ Pro ofron mbrojtje 9H, transparencë HD dhe ndjeshmëri të lartë në prekje. Dizajn ultra i hollë, rezistent ndaj gërvishtjeve dhe perfekt për përdorim të përditshëm.
Përshkrim
Nillkin Amazing H+ Pro Tempered Glass Screen Protector është një mbrojtje premium për ekranin, e krijuar për të ofruar qartësi maksimale, ndjeshmëri perfekte në prekje dhe rezistencë të lartë ndaj goditjeve dhe gërvishtjeve.
I ndërtuar nga xhami japonez AGC me fortësi 9H, ky tempered glass siguron mbrojtje të avancuar ndaj konsumimit të përditshëm, gërvishtjeve nga objekte të forta dhe goditjeve të lehta, duke ndihmuar në ruajtjen e ekranit në gjendje perfekte.
Falë transparencës së lartë HD, ruan cilësinë origjinale të ekranit, duke mos ndikuar në ngjyrat, kontrastin apo ndriçimin natyral të pajisjes. Ekrani mbetet i qartë dhe me pamje sa më natyrale gjatë përdorimit.
Sipërfaqja oleofobike ndihmon në reduktimin e gjurmëve të gishtave, yndyrës dhe papastërtive, duke e mbajtur ekranin më të pastër dhe më të lehtë për mirëmbajtje.
Me trashësi ultra të hollë, protector-i ruan ndjeshmërinë origjinale të ekranit dhe ofron reagim të shpejtë dhe të saktë në çdo prekje, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm, gaming apo navigim.
Dizajni case-friendly dhe prerjet precize sigurojnë përputhshmëri të shkëlqyer me shumicën e këllëfëve, pa ngritje anësore apo probleme gjatë përdorimit.
Gjithashtu, teknologjia anti-explosion ndihmon që në rast goditjeje të fortë, xhami të mos shpërndahet në copa të mprehta, duke ofruar më shumë siguri për ekranin dhe përdoruesin.
Ky version vendoset në mënyrë tradicionale/manuale dhe është ideal për ata që kërkojnë mbrojtje të fortë, transparencë të lartë dhe eksperiencë sa më natyrale të ekranit.


















Reviews
There are no reviews yet.